LSDM reagoi se VMRO-DPMNE, në krye me Hristijan Mickoskin po shpërndan të pavërteta kundër ndërtimit të akseve të autostradës. Thonë se është gënjeshtër se shteti do të paguaj penale nëse Kuvendi nuk e voton pakon me propozim ligjet për ndërtimin e korridore 8 dhe 10 D. Demantojnë gjithashtu se 70% e punëtorëve do të jenë nga vendet e huaja. “Ligji për ndërtimin e korridoreve është i qartë, thonë nga LSDM, duke cituar nenin 11 ku parashihet që më së paku 51% e resurseve të angazhuara të jenë lokale. “Akuzat e Mickoskit për mënyrën e re të ndërtimit, me faza, me të cilën sigurohet shpejtësia dhe efikasiteti në ndërtimin e Korridoreve tregon se hajka që po udhëheq është për arsye politike dhe fitimprurëse dhe nuk ka të bëjë me asgjë tjetër. Kaosi që bëri VMRO-DPMNE me aksin Kërçovë-Ohër, nuk do të lejojmë të ndodhë më”, thuhet në reagimin e LSDM-së.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- QMK: 27 zjarre në 24 orët e fundit, nëntë mbeten aktive
- Demolohen pajisjet e shënjimit dimëror në Kodrën e Diellit, reagon Ambasada e Austrisë
- Zjarr gjatë natës në Cërrik, flakët i afrohen magazinës me bombol gazi, ndërhyjnë zjarrfikësit
- 600 mijë euro për morgun ortodoks në Kumanovë, ndërsa varrezat muslimane mbeten në mëshirë të fatit
- BDI: Mashtrimi i S’VLEN-it thellohet, Alternativa vazhdon si parti më vete, me kryetar të ndryshuar fshehurazi
- Situata në veri e qetë dhe stabile, por ende delikate
- Demagogjia e ndryshimit vredist!
- Tronditëse në Podujevë: I mituri qëllon aksidentalisht vëllanë 10-vjeçar me kallash
- Shtypet butoni i numërimit mbrapsht për 16 shtatorin
- VLEN: Viti i ri shkollor me më shumë lehtësi për nxënësit, më pak shpenzime për prindërit