Rafael Leao është shprehur i hapur për ta vazhduar kontratën me Milanin.
Ylli portugez është i lidhur me “Rossoneri” deri në verën e vitit 2024, por palët mund të negociojnë për ta vazhduar bashkëpunimin për një periudhë afatgjate.
“Po, unë dua të qëndroj këtu në Milan. Por, janë edhe disa gjëra që duhet të zgjidhen. Jam nën kontratë edhe për një vit, jemi duke biseduar”, theksoi futbollisti ofanziv për “Sky”, përcjell “Gazeta Express”.
“Unë ndihem në shtëpi tek Milani. Jam shumë, shumë i lumtur këtu”, përfundoi lojtari i krahut të majtë.
Leao u zgjodh mbrëmë lojtari më i mirë i ndeshjes kundër Napolit duke e ndihmuar Milanin të kualifikohet në gjysmëfinale të Championsit.