Georgi Peev nga Haskovo, Bullgaria jugore, u bë kampion bote i notit në Lojërat Botërore të Transplantit 2023 në Perth, Australi. Peev është i vetmi bullgar me dy organe të transplantuara, një zemër dhe një veshkë.
Ai fitoi medaljen e artë në 100 metra gjoks, në kategorinë e meshkujve 40-49 vjeç. Njoftimin e bëri në faqen e tij në Facebook të martën. Peev dhe shoku i tij i skuadrës, Ognyan Gançev, u kualifikuan dhe arritën në finale në disiplinat e tyre.
Gançev përfundoi i pesti në 50 metra shpinë në kategorinë 60-69 vjeç. Të dy janë përfaqësuesit e vetëm bullgarë në këtë disiplinë sportive. Sot, Peev do të notojë 50 metra stil i lirë, ndërsa Gançev në 100 metra shpinë.
Në postimin në Facebook, të dy falënderuan familjet e tyre, familjet e donatorëve të organeve, mjekët e tyre dhe të gjithë ata që i kanë mbështetur financiarisht dhe me pajisje.