30-vjeçari Jetmir Morina, vdiq në një aksident pasi u godit nga një veturë në Zvicër.
Ngjarja tragjike ka ndodhur të mërkurën e javës së kaluar në autostradën A1 që çon në drejtim të Zurichut.
E një javë më pas policia e ka arrestuar një person të dyshuar.
Siç shkruan gazeta Blick.ch në pranga ka rënë një 81-vjeçar, i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin.
Ai dyshohet se pas shkaktimit të aksidentit ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Mjeku i ri nga Kosova në momentin e ngjarjes së rëndë ishte duke i ndihmuar një personi tjetër, i cili ishte aksidentuar në këtë autostradë.
30-vjeçari nga fshati Topanicë e Kamenicës, ka studiuar për stomatologji.
Ai para gjashtë vjetësh ishte vendosur në Zvicër tek gruaja e tij, me të cilën ka edhe tri vajza.