Po vazhdon gjykimi në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Me të filluar seanca është kthyer në private.
Gjatë kësaj séance është paraparë që mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së ta marrë në pyetje dëshmitarin e dytë.
Edhe gjatë dy ditëve të para, shumicën e kohës seanca ishte e mbyllur.
Avokatët e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit, kanë kërkuar deri në 12 orë kohë për ta marrë në pyetje dëshmitarin në fjalë.
Dëshmitari kishte deklaruar se është anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ai po ashtu ka deklaruar se kishte qenë edhe vet pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës