Të dielën në Kumamovë, Bashkimi dhe FK BvK nga Konjare e Mesme e Shkupit do të zhvillojnë ndeshjen më të rëndësishme në sezonin pranveror. Atë ditë pritet të jetë një festë futbolli në qytetin e Kumanovës.
Është kjo përballja e javës së 23-të në Ligën e Tretë-Veri, shkruan Open-TV.
Bashkimi është lider me 58 pikë, FK BvK i dyti me 3 pikë më pak.
Ndeshja e së dielës do të transmetohet drejtpërdrejt në televizionin M»Net HD nga Shtipi dhe Open-TV, me komentim nga Reshat Ibraimi.
Kjo ndeshje do të zhvillohet me fillim nga ora 16:00.