Ejup Berisha
Kombi shqiptar në përgjithsi brenda dhe jashta trojeve të veta etnike ndodhet në rrezik të madh nga ndarja dhe përcarja, prandaj i duhet shpëtimi. Kush mund ta shpëton atë nga dy rreziqet më të këqija dhe më të shëmtuara?. Shpëtimtarë mund të jenë një njeri i ndershëm, i edukuar, i urtë, i kulturuar dhe i arsimuar apo dhe disa njerëz të tillë të cilët kombin mund ta shpëtojnë nga rreziqet e sipëpërmendura. A kemi ne njeri apo njerëz të tillë?. Nuk e di ndoshta e kemi ndonjë apo edhe disa diku por që nuk vjen apo nuk vijnë në shprehje asesi nga patriotët e rremë apo nga ata që humoristi i mirnjohur Sevdai Radogoshi i ka quajtur patriot me bateri.Patriot të tillë sot në mesin tonë ka jo me kg por me ton. Dhe nëse ne në jetën reale nuk e kemi një ose disa patriot të sincertë dhe të realtë ata duhet shpikur. Nuk duhet lënë kombin që të ndahet dhe të përcahet. Kombi shqiptarë më parë ka qenë në rrezik nga të huajt dhe atë një kohë bukur të gjatë do të thoja disa shekuj të tërë. Ndërsa sot ky është më në rrezik sepse i njëjti po rrezikohet nga vet shqiptarët. Ska më keq se kur e rrezikojnë kombin të bijtë dhe bijat e tij. Nga rreziku i të tjerëve ka zgjidhje dhe shpëtim ndërsa nga vet-rrezikimi ska shpëtim dhe zgjidhje. Kur ndodh vet-rrezikimi atëher shpëtimi është shumë i vështirë ndërsa shkatërrimi i pashmangshëm. Kombit shqiptar i duhen shpëtimtarët dikush duhet shpëtuar këtë entitet të shenjtë nga rreziqet që po i kanosen. Kush mund dhe duhet të jenë ata shpëtimtarë konkret me emër, me mbiemër dhe numër amë unë nuk e di. Unë e di vetëm një gjë pra e di atë se duhet të gjenden shpëtimtarët e sincertë dhe të realtë të kombit dhe atë sa më shpejtë që është e mundur aq më mirë. Nga vrasja mund të ketë shpëtim por nga vetvrasja jo smund të shpëtohet askush. Ska më keq se kur ia fut gërshërët apo dhe sic thonë njerëzit e mencur nga pykat përqarëse dhe ndarëse që i vehen kombit. Në këtë situatë përcarja dhe ndarja janë të sigurta. Kombit në këto momente vendimtare dhe shumë të vështira i duhet uniteti dhe bashkimi. Këto pësëris duhet ti sigurojnë bijtë dhe bijat më të mirë të kombit apo patriotët. Ku janë këta njerëz shqiptar mendoj për ata të realtët dhe të sincertët këta pra sot nuk janë askundi. Në vend të tyre kemi patriot të rremë e të shpifur të cilët ditë e natë premtojnë unitet dhe bashkim por të cilët në realitet po e bëjnë të kundërtën. Një është të thuash bashkim e unitet dhe krejt tjetër gjë është ti sigurosh të njëjtat në jetën reale. Sot askush realisht nuk është duke ia siguruar unitetin dhe nuk është duke e bërë bashkimin e kombit tonë të shumvuajtur ndër shekuj. Nuk e bëjnë bashkimin njerëz me pyka dhe me gërshërë në duar. Të paktën jo këta me strategjinë Divida et impera apo ata të cilët po e zbatojnë këtë dinakri dyftyrëshe të njohur në gjuhën shqipe si përcaj e sundo. Kombi është në rrezik të madh ku jeni o patriot për ti dalë në ndihmë apo për ta shpëtuar kombin tuaj.Pse ju rriti ju ushqej dhe ju shkolloj kombi ynë juve athua për ta lënë në baltë ju atë.Jo por këto gjëra janë bërë për ta shpëtuar kombin.