Përleshje të ashpra raportohen në të gjithë Sudanin, derisa luftimet midis fraksioneve të armatosura rivale vazhdojnë të përhapen. Dhuna midis ushtrisë dhe një grupi paraushtarak të quajtur Forcat e Mbështetjes së Shpejtë ka hyrë tashmë në ditën e tretë. Gati 100 njerëz janë vrarë, tha një sindikatë mjekësh, ndërsa numri i të plagosurve ka kaluar 1.100. Të dyja palët ndërluftuese pretendojnë se kontrollojnë vendet kryesore në kryeqytetin Kartum. Ato kanë shpallur një armëpushim të përkohshëm të dielën, për të lejuar evakuimin e të plagosurve, por nuk është e qartë se sa i janë përmbajtur atij. Mjekët kanë paralajmëruar se situata në spitalet në Kartum është jashtëzakonisht e vështirë dhe se luftimet janë duke penguar personelin dhe furnizimet mjekësore të arrijnë te njerëzit e plagosur. Luftimet janë pjesë e një përpjekjeje të egër për pushtet brenda udhëheqjes ushtarake të vendit, e cila është përshkallëzuar në dhunë midis fraksioneve rivale.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Aksidenti i rëndë në autostradë, identifikohet viktima, Shefi i Krimeve të Rënda në Vlorë
- DITA JONË 2026 – Kur bashkimi bëhet forcë, Kërçova shkruan histori
- Rama kritikon BE-në: Politika e Unionit shpesh na ka zhgënjyer, nuk do t’i kthehem kohës së poshtërimit
- Përplasje për Alta Bankën, Hoxha i drejtohet Nesimit: “I ke ngatërruar dokumentet” (VIDEO)
- Skandal në UEJL: Rektori nën dyshime për konflikt interesi dhe mospërmbushje të kritereve!
- Kush është Albana Xhemajli, 26-vjeçarja e dyshuar si pjesë e grupit të kokainës – luajti edhe në një serial televiziv
- Bujar Osmani: Alta Banka është bankë e parave të zeza në Serbi
- Sali Berisha: Unë jam me Izraelin
- VLEN: Pranë qytetarëve jo vetëm para, por edhe pas zgjedhjeve!
- Kryeprokurorja e re për krim të organizuar: Nuk e kam numrin e telefonit të kryeministrit, por puna kërkon komunikim me pushtetin ekzekutiv