Gjatë ditës së sotme do të varroset 58-vjeçarja e cila dyshohet se u vra dje nga djali i saj në rrugën “Mbreti Zog”, në Pejë.
Familjarët kanë bërë të ditur se varrimi do të bëhet në varrezat e qytetit, në orën 17:00, raporton Klankosova.tv.
“Tragjikisht ndërroi jetë më 14.04.2023, në moshën 58-vjeçare, duke na lënë përjetë të pikëlluar. Varrimi i të ndjerës bëhet më 15.04.2023, në varrezat e qytetit”, thuhet në njoftim.