Autoritetet spanjolle kanë çmontuar mega laboratorin e kokainës, duke arrestuar 18 persona.
Banda kriminale e trafikut të drogës ishte një strukturë shumëkombëshe e sofistikuar, ku prodhohej deri në 200 kg drogë në 24-orë, më i madhi në Evropë.
Autoritete spanjolle në bashkëpunim me homologët nga Portugalia dhe Kolumbia, sekuestruan 1300 kg pastë bazë kokainë dhe 151 kg kokainë të përpunuar.
Policia spanjolle tha se mega-laboratori ishte i vendosur në provincën Pontevedra dhe anëtarët e bandës punonin me turne 24 orë në ditë për të kultivuar bimët narkotike.
“Organizata kriminale tashmë e çmontuar ishte shumë e sofistikuar dhe anëtarët e saj, detyrat e ndryshme të të cilëve ishin të organizuara mirë, përdorën masa të forta sigurie, të tilla si përdorimi i pseudonimeve, automjete mashtruese, maskimi si kamionistë dhe përdorimi i një protokolli të rreptë komunikimi”, deklaroi Policia Kombëtare spanjolle.
Mediat e huaja shkruajnë se për finalizimin e operacionit janë dashur më shumë se 7 muaj.