A mund të merrni nënshtetësinë zvicerane nëse jeni duke marrë përfitime sociale?

Për t’u kualifikuar për natyralizim, duhet të plotësoni një sërë kërkesash, të cilat të gjitha janë të listuara në faqen e internetit të Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM), përcjell albinfo.ch.

Ndonëse nuk është përmendur në mënyrë specifike ndihma sociale, as komisionet federale dhe as kantonale/komunale të natyralizimit nuk do t’u japin shtetësinë të huajve që kanë marrë para publike, edhe nëse plotësojnë të gjitha kërkesat e tjera.

Kush ka të drejtë të marrë ndihmë sociale në Zvicër?

Kjo lloj ndihme financiare ka për qëllim banorët që kanë të ardhura të pamjaftueshme për të mbajtur veten dhe/ose familjet e tyre.

Në Zvicër, kjo do të thotë paga nën 2,259 franga zvicerane në muaj për një person beqar, ose 3,990 franga zvicerane për dy të rritur dhe dy fëmijë.

Shumë nga marrësit janë të sapoardhur dhe nuk kanë punë apo të ardhura të çfarëdo lloji.

Shumat e pagesave ndryshojnë në varësi të rrethanave personale.

Megjithatë, për t’u kualifikuar për ndihmën e qeverisë, aplikantët nuk mund të kenë asnjë pasuri të tyren. Nëse ata kanë para në bankë, pronë ose automjete, ata nuk do të kualifikohen për asistencë publike derisa asetet të likuidohen.

Pse është kështu?

Një nga kushtet më të rëndësishme për shtetësinë është integrimi i suksesshëm.

SEM e përkufizon integrimin si “përgjegjësi personale”, vetëmjaftueshmëri dhe pjesëmarrje në ekonominë e vendit.

Kjo do të thotë që aplikantët duhet të punojnë dhe të fitojnë para në vend që të mbështeten te qeveria për t’i mbështetur ata.

Pra, nëse jeni duke marrë përfitime sociale, jeni të kufizuar në pagesat-sigurimet e obliguara, nuk kontriboni në taksa, ju nuk keni të drejtë të aplikoni për shtetësinë zvicerane.