Tërmet me intensitet prej 4,3 ballëve sipas Shkallës së Rihterit sot pasdite e goditi provincën turke Adijaman në juglindje të vendit, njoftoi Agjencia për Menaxhim me Katastrofa.
Sipas raportimeve, tërmeti ka ndodhur në rrethinën e qytetit Sinxhik në orën 16 e 26 minuta sipas kohës lokale.
Epiqendra e tërmetit ishte në thellësi prej shtatë kilometrave.