Një 21-vjeçar është rrahur egërsisht nga dy persona të dielën e Pashkëve në Romë vetëm sepse kishte veshur fanellën e Juvnetusit.
Sipas “Il Messaggero”, i riu u largua nga një lokal dhe po kthehej në shtëpi, kur dy persona e bllokuan duke i thënë “bastard i Juventusit” dhe pasi i grisën fanellën, e kanë goditur rëndë me një nyjë bronzi, një armë që shitja e së cilës është e ndaluar, duke i lënë atij fraktura të rënda në fytyrë. 21-vjeçari është dërguar në spital dhe i është nënshtruar një operacioni maksilofacial.
Tifozi nga Torino, i cili kishte shkuar në kryeqytet për të ndjekur në stadium ndeshjen Juventus-Lazio, tha se nuk e dinte se cilit ekip ishin tifozë agresorët, të cilët përfituan nga errësira. Policia ka dëgjuar dëshmintarët dhe ka marrë pamjet nga kamerat e zonës, por hetimi nuk është i lehtë./