Hisar Ali Cali dhe tre lojtarë të Shkëndijës ftohen në përballjen e Maqedonisë së Veriut U-16 kundër Azerbajxhanit U-16

Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut U-16 i drejtuar nga strategu Dashmir Beari do të zhvillojë dy ndeshje miqësore kundër Reprezentacionit të Azerbajxhanit U-16 informon Tetovasot.

Me këtë rast nga Shkëndija e Tetovës janë ftuar katër futbollistë në mesin e të cilëve më i miri i kësaj gjenerate dhe pjesë e formacionit bazë të Reprezentacionit për këto grupmosha Hisar Ali Cali që është njëherit edhe njëri ndër golashënuesit më të mirë .

Përveç tij në këtë përballje janë ftuar edhe lojtarët tjerë Artan Ismaili ,Albion Musliu dhe Onur Beshir.
Dy përballjet me Azerbajxhanin do të zhvillohen më 18 dhe 20 Prill.Tetovasot

Hisar Ali Cali dhe tre lojtarë të Shkëndijës ftohen në përballjen e Maqedonisë së Veriut U-16 kundër Azerbajxhanit U-16