Jashar Kasami, mund
Në kushtet tona aktuale, kur si dhe më herret pak lexohet libri, kur gazetat ditore e revistat më nuk janë prezente në mesin tonë si që ishin dikur kur mediat elektronike nuk e kishin ekspansionin e sotëm,ç’do njëri nga ne gjendet para mundësisë të jetë i përfshirë madje edhe i sëmurë nga të ashtuquajturat, të shumta e gjithfaresh, rrjete sociale.Mjafton që ti dijë shkronjat dhe të dijë ti lidhë ato e të bëjë një proces që quhet l e x i m .
Shpesh lexojmë e dëgjojmë akuza mallkime adresuar psh.FB (Facebook)! Sikur pikërisht ky na paska faj për gjithçka që njerëzit thonë e vjellin përmes tij ?! E nga ana tjetër,dita ditës na bëhet i pazëvendësueshëm për komunikim të lirë, shoqëror !
Në këto rrethana shtrohet çështja: Si mundemi që ne me Facebook- un të ndërtojmë një raport- modus vivendi ,në të mirë të krijimit të opinioneve të shëndosha shoqërore ? Sigurisht që për këtë nuk është e nevojshme të bisedohet me krijuesin e Facebook-ut por ama,me dikend duhet biseduar ! E pra,duhet që secili që vendos të komunikojë përmes FB,paraprakisht të bisedojë me vetëvehten.Të vet-pyetet:-vallë a duhet të shkruaj?-pse duhet të shkruaj?-me atë që do të postoj në FB çfarë efekti shoqëror dua të arrij?
Më parë se tjerët,kësi pyetjesh duhet të shtrojnë para vetes shtresa e quajtur intelektuale-akademike sepse postimet e tyre për masën e gjërë të njerëzve të Facebook-ut dhe jovetëm,janë të besueshme gjer në shkallë dogme.Një profesor universiteti kur poston një mendim të vetin,falë aureolës së tij ,e mbështesin dhe i besojnë pa hamendje të gjithë të tjerët që e lexojnë apo kanë dëgjuar për të!
Prej këtu del edhe përgjegjësia e lartë morale-intelektuale e secilit intelektual që mëton të shkruajë diçka të mençur e me efekte shoqërore pozitive .Por sa funksionon kjo ndërgjegje? Shpesh hasen raste kur, intelektualit me aureolë,me spostimin e vet që duket sikur e ka qëllimin për ti kontribuar ndërtimit të një opinioni të drejtë, atij dukshëm i mungon potenca intelektuale e ndërgjegja e mjaftueshme për këtë.Shkruan keq e krejt ata që i lidhen atij,vargohen pastaj me postimet e veta po në këtë drejtim…Intelektuali me aureolë por me ndërgjegje të pamjaftueshme për të krijuar opinion të drejtë,e din mirë pse shkruan ashtu shtrembër.E ka ai qëllimin e vet:të mbrojë një interes personal apo grupor(pa çarë kokën për ndërgjegje intelektuale)por ama,ata të tjerët pas tijë,vetëm shkruajnë në atë frymë,pa dijtë gjë.Si delet,vetëm bëjnë be-be e nuk dijnë pse?
Ky(apo kjo) intelektual me aureolë,për ta ruajtur kopenë e vet të FB,kur don e përdor aureolën e vet duke i sulmuar të gjithë tjerët duke i quajtur të paditur,psh.shkruan që si dijnë edhe shkronjat e le më drejtshkrimin e gjuhës shqipe…por që kritikojnë një mjek,një profesor,një intelektual… Opinione të këtilla të përgjithësuara,edhe nëse merren për jodashakeqe,çojnë në ekstreme,në dashakeqësi sepse në atë turmë të paditurish që kritikohet nga intelektuali me aureolë,ka edhe njerëz që njëmend nuk e dijnë drejtshkrimin por as edhe nuk janë prej atyre që shajnë e baltosin çdo kend e pa hiç faj ! Vallë, kësaj kategorie a nuk i uzurpohet e drejta për të reaguar ndaj një bëme negative nga e cila ai ose familja e tij është i prekur ! Po.Sepse,intelektuali me aureolë këtë kategori njerëzish nuk e dallon nga turma e të padijturve të cilë nuk duheshka ti kritikojnë profesorët,mjekët,intelektualët?! Po si do thonim,nëse ky njeri i padijtur e ka hallin e një profi universitar që për tia shkruajtur notën djalit , këtij prindi i ka rrejpur një copë buxheti familjar?! Ky prind nuk duheshka të reagojë se,nuk i din rregullat e drejtshkrimit-a?!…
Po,ja ti këthehemi profesorit universitar me aureolë,që e din drejtshkrimin e gjuhës sonë dhe shum më tepër se aq.Përderisa,të padijturve ua ndalon ti kritikojnë mjekët,profesorët , intelektualët…pse këtë nuk e bën vet ky(ose kjo) profesor me aureolë,kur përditë para hunde e ka ndonjë kolegë a kolege të vet me plagiaturë disertacionesh e me tjera difekte…etc. etc?! Ku është ndërgjegja dhe qëllimi i këtij(kësaj) intelektuali-prof. universiteti,i cili en general, i shanë ata që kritikojnë mjekë,profesorë,intelektualë sepse qenkan të padijtur,kurse vet si i/e dijtur që është nuk e bën as kritikën më të vogël, që e meritojnë do kolegë të vet?! Vallë,në këtë mënyrë intelektuali me aureolë,a nuk po e mbron kastën e vet !?Kjo duhet të kuptohet si :”Ju që nuk dini –mos kritikoni se nuk dini! Kurse unë që dij,me vetëdije nuk e bëj këtë !!??? “
Nga më lartë,për secilin nga ne që postojmë në FB,pa dallim niveli intelektual e profesional,shtrohet imperativi moral si vijon:
– Kudo që prononcohemi pra edhe kur postojmë në FB ta bëjmë këtë me ndërgjegje të pastër,pa përgjithësime,pa vullgaritete e çka është më e rëndësishmja,ME FAKTE.
-Intelektualët me aureolë po edhe ne tjerët,mos ta keqpërdorin autoritetin e tyre duke ua uzurpuar të drejtën e tjerëve për ti shprehur reagimet e veta ndaj halleve realisht ekzistuese,qofshin ato edhe kritika e akuza edhe për profat universitarë,liderë partiakë apo shtetërorë…
Respekt për të gjithë :”të padijtur”, …me aureolë, …pa aureolë….