Kovaçevski: Ndryshimet kushtetuese të mos jenë peng i një personi, por janë përgjegjësi e të gjithë deputetëve
Ndryshimet kushtetuese janë diçka që është obligim i vendit tonë në pjesën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe për mua ishte e pritshme se cilat parti do të merrnin pjesë dhe cilat jo në grupin punues, të formuar në Ministrinë e Drejtësisë, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në pyetjen e gazetarit se si do të funksionojnë grupet punuese në Ministrinë e Drejtësisë, ku partitë opozitare refuzuan të marrin pjesë.
“Në vend kemi dy koncepte – një koncept janë partitë politike që mbështesin Maqedoninë e Veriut, anëtare e NATO-s dhe BE-së, dhe kemi një grup të dytë të partive politike të udhëhequra nga e majta dhe pengu i tyre VMRO-DPMNE, un e thash këtë që në shtator të vitit të kaluar, që janë kundër anëtarësimit të vendit në NATO dhe BE. Dhe kjo u vërtetua në histori. Opozita e sotme nuk ka votuar asnjë nga vendimet e NATO-s. Ata nuk votuan as për marrëveshjen e Fronteksit, ku për herë të parë gjuha maqedonase është pjesë e një marrëveshjeje në të cilën janë të shënuara të gjitha gjuhët e tjera të vendeve anëtare të BE-së. Dhe ata nuk erdhën të votojnë për kët”ë, tha Kovaçevski.
Ai shtoi se “përmirësimi i standardit të jetesës, futja e institucioneve demokratike në një nivel më të lartë, anëtarësimi në BE, nuk mund të jenë peng i karrierës së një personi, por janë detyrim i të gjithë deputetëve në Kuvend për të marrë vendime që do të sigurojnë të ardhmen evropiane të brezave të tanishëm dhe të ardhshëm”.
-Pasi të bëhen ndryshimet në Komisionin pranë Ministrisë së Drejtësisë, ato do të kalojnë në një diskutim publik para komunitetit akademik, para sektorit joqeveritar, komunitetit të biznesit, mediave, për njohjen e qytetarëve dhe më pas parlamentit. Procedura do të fillojë në Kuvend, ku ka komision kushtetues dhe kalon nëpër procedurat që vlejnë për ndryshimet kushtetuese, tha ai.
Ai përkujtoi se këto nuk janë amendamentet e fundit kushtetuese, sepse, ka theksuar ai, para hyrjes në BE ka pasur ndryshime kushtetuese kur janë dhënë një pjesë e kompetencave të Bashkimit Evropian, siç ka bërë çdo shtet.
“Dhe ky nuk është votimi i fundit i dy të tretave në rrugën drejt BE-së. Ne kemi përballë në bazë të raporteve të skriningut se do të marrim reformën në drejtësi – për këtë duhen dy të tretat, reforma në prokurori, reforma në administratën publike, reforma e decentralizimit dhe për këtë them që ky proces nuk mund të mbahet peng nga një person, as procesi nuk është proces i një personi, një partie apo një qeverie. Ky është një proces në të cilin duhet të marrin pjesë të gjithë sepse qytetarët e meritojnë të jetojnë në një shtet anëtar të BE-së, por këtu në shtëpi, e jo të jetojnë në një vend anëtar të BE-së dhe të shkojnë të punojnë jashtë”, theksoi ai.
Сите носители на јавни овластувања во судските постапки – судиите, адвокатите, обвинителите да го почитуваат законот, а доколку дојде до негово прекршување – тоа да биде санкционирано, апелир
Ministria e Drejtësisë do të shpallë nesër përbërjen e grupit punues për ndryshimet në Kushtetutë. Afati i dhënë nga Ministria e Drejtësisë për institucionet dhe partitë politike në shkresën për të emëruar përfaqësuesin e tyre në grupin e punës skadon në mesnatë. Sipas informacioneve të fundit, grupi punues duhet të ketë nga gjashtë deri në tetë ekspertë. Partitë politike dhe institucione të caktuara publike tashmë kanë bërë të ditur emrat e personave që do t’i përfaqësojnë.
LSDM sot në një konferencë për shtyp njoftoi se në grupin punues do të përfaqësohen nga Cvetanka Ivanova, sekretare aktuale e përgjithshme e Kuvendit dhe ish-deputete. Aleanca për Shqiptarët njoftoi se përfaqësues i partisë në grupin punues për ndryshime kushtetuese do të jetë deputeti Remzi Mehmedi. Sipas informacioneve përfaqësues të tij në grupin ka emëruar edhe Besa, ndërsa sipas informacioneve të fundit BDI-ja për përfaqësues në grupin punues ka zgjedhur Arbër Ademin.
VMRO-DPMNE, Altenativa, e Majta, PSM dhe Lidhja Demokratike njoftuan këtë fundjavë se nuk do të marrin pjesë në grupin punues.
Në letrën e Ministrisë së Drejtësisë është përgjigjur i pari presidenti Stevo Pendarovski, i cili konfirmoi se përfaqësues i tij në grupin punues për ndryshimin e Kushtetutës do të jetë profesori i Fakultetit Juridik, Aleksandar Spasov, i cili është këshilltar i tij juridik, ndërsa zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, tha se SÇE do të marrë pjesë aktive në grupin punues dhe se emri i përfaqësuesit që do të përfshihet në grupin punues do të përcaktohet dhe do të shpallet më së voni deri të hënën. Në grupin punues, ekspertët e saj duhet t’i emërojë edhe Ministria e Punëve të Jashtme.