Kuvendi shqyrton disa propozim-ligje dhe kërkesa për dhënie të interpretimit autentik

Deputetët sot me 63 vota “pro” dhe ansjë kundër ose abstenim në kuadër të të seancës së 50-të, e kanë miratuar Propozim ligjin për procedurë civile në lexim të parë.

Në kuadër të seancës së 71-të, deputetët i miratuan Propozim ligjet për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, me procedurë të shkurtuar, Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për infrastrukturën nacionale të të dhënave hapësinore të Republikës së Maqedonisë – leximi i parë dhe Raporti vjetor për punën e Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit për vitin 2021.

Deputetët në seancën e 79-të i votuan Propozim ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për partneritet mes Republikës së Maqedonisë së Veriut, të prezanuar nga Ministria e Pushtetit Lokal, si partner dhe Republika e Kosovës, e prezantuar nga Ministria e Administratës dhe Pushtetit Lokal, si partner-lider për menaxhim me grant Marrëveshjen për ndihmë teknike 2019/410-322, nën programin IPA Maqedonia e Veriut – Kosova 2014/2020 dhe Propozim ligji për ratifikimin e Marrëveshjes mes Qeverisë së RMV dhe Qeverisë së Serbisë për themelimin e Qendrave kulturore-informative në Beograd dhe Shkup

Në kuadër të seancës së 86-të, deputetët i miratuan Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për disiplinë financiare, në lexim të parë, ndërsa në kuadër të seancë së 100-të u miratua edhe Propozim ligji për nusprodukte me origjinë shtazore, në lexim të parë.