Shifrat e reja japin informacion mbi kantonet në të cilat zviceranët kanë fuqinë më të madhe blerëse. Dallimet rajonale janë të mëdha.
Instituti i kërkimit të tregut GFK ka prezantuar sot shifrat e reja.
Si në vitet e mëparshme, kantonet zvicerane Zug, Schwyz dhe Nidwalden kryesojnë renditjen.
Me 78,473 CHF për kokë banori, kantoni Zug është bindshëm në vendin e parë.
Në përgjithësi, tetë nga 26 kantonet zvicerane kanë fuqi blerëse mbi mesataren për kokë banori, ndërsa më shumë se dy të tretat e kantoneve kanë një sasi parash nën mesataren në dispozicion për shpenzime.
Kantonet e Gjenevës, Baselit e Luzernit zënë tri pozitat e fundit në top 10-she.