Një burrë 50 vjeç dhe vajza e tij 11-vjeçare u vranë në sulmet ruse që u kryen në Zaporizhja, në juglindje të Ukrainës, teksa ofensiva ushtarake e Rusisë në lindje nuk po shfaq shenja se po dobësohet.
Shërbimi shtetëror i emergjencave në Ukrainë po ashtu raportoi se një grua 46 vjeçe, që u përshkrua si gruaja dhe nëna e viktimave, u nxor nga rrënojat. Sulmi vjen teksa forcat pushtuese ruse po vazhdojnë ofensivën e tyre në lindje të Ukrainës, me ushtrinë e Kievit që ka raportuar se forcat e tij kanë zmbrapsur mbi 50 sulme gjatë ditës së kaluar. Shtabi i Përgjithshëm tha se ushtria ruse po vazhdon të sulmojë lindjen.
Sipas ushtrisë ukrainase, forcat ruse kanë kryer mbi 40 sulme ajrore dhe katër me raketa. Ndërkohë presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, theksoi se ka “lëvizje pozitive drejt NATO-s”, duke përmendur ndihmën e re ushtarake për Ukrainën, por edhe sinjale të tjera të mbështetjes ndërkombëtare.
Zelensky foli disa orë pasi kreu i organizatës për shpëtimin e ukrainasve tha se ka kthyer 31 fëmijë nga Rusia, ku ishin dërguar gjatë luftës.