‘ChatGPT’ përballet me padinë e parë për shpifje

Inteligjenca Artificiale ‘ChatGPT’ po përballet me të parën padi në botë për shpifje. Dhe rasti vjen nga Australia. Kryebashkiaku i Victorias, Brian Hood, ka akuzuar ChatGPT për shpërndarjen e informacioneve të rreme rreth tij.

Hood thotë se ChatGPT ka shpërndarë informacion se ai ka qenë i dënuar me burg për shpifje.

Kryebashkiaku i Victorias deklaroi se do ta padisë ChatGPT nëse informacioni i pasaktë nuk hiqet. Avokatët e kryebashkiakut i kanë dërguar një letër kompanisë më 21 Mars ku i linin afat 28 ditë për të rregulluar gabimin në të kundërt do të përballet me padi për shpifje.

Nga ana tjetër, ChatGPT nuk është përgjigjur ende.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo