Skandal në Spitalin e Tetovës/ 15 vite pa Neurokirurg Kujdestar (VIDEO)

15 vite Spitali Klinik i Tetovës nuk ka pasur Kujdestar gjatë ndërrimit të natës. Nëse ka pasur ndeshje komunikacioni dhe pacienti ka pasur lëndime në kokë drejtimi ka qenë i sigurtë, “Drejtë në Shkup”. Ky skandal është dashur të heshtet 15 vite me radhë duke mos e rregulluar asnjë drejtor deri tani. Gazetari i portali TetovaSot dhe TS.mk, Nevrij Ademi mbrëmë ka bërë një investigim për të vërtetuar nga spitali i Tetovës nëse ka apo nuk ka Neurokirurg Kujdestar dhe rezultati ka qenë se brenda 15 vite kurrë nuk ka pasur një Neurokirurg Kujdestar.

Gazetari për herë të parë përballet me ndihmësin e mjekut në Ambullantën e Repartin Kirirgjuk ku edhe ai thotë se nuk ka kujdestar Neurokirurg por thekson se Neurkirurgët në rastë të ndonjeë rasti i thirrin nga shtëpia me telefon.

Por çka ndodh nëse Neurokirurgin e ze gjumi, apo nuk e dëgjon telefonin apo është largë Spitalit? Pacenti mund të vdes.

Në lidhje me këtë Skandal, gazetari i portalit TS, ka marrë një deklarate telefonike nga drejtori i sapozgjedhur, Pëllumb Vela ku ai ka kërkuar që deklarata e tij telefonike mos të publikohet, por ka sqaruar se në bazë të një rregullore Neurokirurgët thirrën në telefon nëse ka ndonjë rast.
Vela premtoi se nga e Hëna do të merret pikërisht me këtë rast për të parë se si është rregulluar statusi i tyre duke premtuar gjithashtu se ky rast do të jetë i fundit i keqpërdorimit dhe të merren masa nëse ata duhet të jenë në vendin e punës.

Nga Ministria e SHëndetësisë nuk ka ende asnjë reagim për skandalin e fundit në Spitalin e Tetovës, portali TS do të vazhdojë të kërkojë sqarime edhe nga Ministria e Shëndetësisë por edhe nga Spitali i Tetovës, nga udhëheqsi i Repartit Kirurgjik se pse 15 vite nuk ka Neurokirurg Kujdestar dhe çka bëhet me pacientët që kanë lëndime në kokë pas ndeshjeve që mund të kenë.

Ndryshe Portali TetovaSot do të vazhdojë edhe ditëve në vijim për të bashkëpunuar me çdo qytetar që mund të raportojnë keqpërdorime nga SPitali i Tetovës dhe çdo insitucion publik. /TS/