Pas humbjes nga Milani javën e kaluar, Napoli u rikthye sonte te fitorja në Serie A, duke bërë kështu një hap tjetër drejt titullit të kampionit.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të, skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti fitoi në udhëtim kundër Lecces.
Giovanni Di Lorenzo (18′) dhe Antonino Gallo (64′ – autogol) shënuan për fitoren e napolitanëve.
Federico Di Francesco (52′) e shënoi golin e vetëm për vendasit.
Napoli pas kësaj fitore ka 74 pikë në krye të tabelës, 19 më shumë se Lazio.
Lecce është në pozitën e 16-të me 27 pikë.