Shefja e Misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR në vendin tonë Audrey Glover në një konferencë për mediat është përgjigjur gazetarëve në lidhje me misionin dhe rolin e vëzhguesve në zgjedhjet lokola të 14 majit.
Gazetarja e ABC News, Esiona Konomi e ka pyetur zyrtaren evropiane nëse do të takohet me Sali Berishën, pasi që nga hera e fundit që ajo ka qenë në Shqipëri shumë gjëra tashmë kanë ndryshuar dhe ai është i shpallur non grada nga SHBA.
Glover në përgjigjen e saj ka theksuar se do të takohet me secilin politikan që është i përfshirë në zgjedhje.
“Ne me shumë kënaqësi kemi ndërmend të takohemi me cilido që është i përfshirë në këtë proces zgjedhor”, ka thënë ajo./abcnews.al