Arrestohet një femër në Prishtinë u kap me rreth 5000 euro të falsifikuara

Falë bashkëpunimit me qytetarë, hetuesit policorë nga Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit–Prishtinë, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore-Prishtinë, sot kanë arritur të sigurojnë informata dhe prova se e dyshuara N.B., (viti i lindjes 1987, femër kosovare), ka tentuar të bëjë shpërndarjen e një sasie të parave të falsifikuara.

“Tek e dyshuara, në çantën e saj janë gjetur: 47 kartëmonedha nga 100 € (gjithsejtë 4,700.00€),ntë cilat dyshohet se janë të falsifikuara si dhe një elektroshok.

Ndaj të dyshuarës është iniciuar rasti ‘falsifikimi i parasë’”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në njoftim thuhet se ajo është intervistuar dhe me aktvendim nga prokurori e njëjta është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

Arrestohet një femër në Prishtinë u kap me rreth 5000 euro të falsifikuara