Ukraina ka lansuar një aplikacion për të ndihmuar në gjetjen e 19 mijë fëmijëve që dyshohet se janë dëbuar në Rusi.
“Reunite Ukraine”, i zhvilluar me kompaninë amerikane të teknologjisë “Find My Parent”, synon të ribashkojë familjet e ndara gjatë luftës.
Nënkryetari i policisë kombëtare të Ukrainës, Oleksander Fatsevych, ka folur në lidhje me këtë aplikacion, shkruan Sky Neës.
“Nëse gjejmë qoftë edhe një fëmijë në këtë mënyrë, ose ribashkojmë një familje, do të jetë një fitore, sado e vogël”, u shpreh ai.