Gazetari Riolo për Messin te PSG: I tretur në fushë, një fantazmë. Çfarë kujtimesh do të kenë fansat prej tij?
“Nëse jeni tifoz i PSG-së, çfarë kujtimesh do të keni prej tij? Çfarë gjurmë do të lërë pas? Asgjë, zero. A është një dështim? Sigurisht.
Unë tashmë mendoj se Neymar është dështimi më i madh në historinë e PSG-së dhe sa i përket Messit … Këmba e tij e majtë, klasi i tij, teknika ne e dinim. Të gjithë e dimë nivelin e tij. E pamë në Kupën e Botës.
Ne të gjithë kemi një televizor, e kemi parë duke luajtur te Barça, ai nuk kishte nevojë të shkonte te PSG që ne të dinim se ai mund të shënojë gola.
Çfarë bëri ai te PSG? Shënoi disa gola, asgjë vërtet e çmendur. Në Ligën e Kampionëve, pati një gol kundër City, një penallti të humbur kundër Real Madridit vitin e kaluar dhe Bayerni këtë vit. I tretur në fushë, një fantazmë.
Faleminderit Messi, ndoshta je një nga lojtarët më të mëdhenj në histori, të dua deri në vdekje, por tani duhet të themi lamtumirë”, tha Riolo në After Foot.