Hisar Ali dhe Albion Musliu të KF Shkëndija U-16 të udhëhequr nga strategu Tetovar Taxhedin Kasami-Taki gjunjëzuan KF Pelisterin U-16 me rezultat 3:2

Shkëndija e Tetovës U-16 në terren mysafir në Manastir ka mposhtur skuadrën vendase me rezultat 3:2 e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Maqedonisë U-16.
Të përzgjedhurit e kësaj gjenerate të shkëlqyer të drejtuar nga Taxhedin Kasami -Taki kanë arritur të shkojnë më tej duke bërë kështu një sezon briliant si në kampionat poashtu edhe në Kupë ku kanë arritur në gjysmëfinale informon Tetovasot.
Kanë spikatur në këtë përballje i jashtëzakonshmi Hisar Ali Cali që sërish shënoi i ndihmuar në dy golat tjerë nga Albion Musliu dhe Albion Jashari. Tetovasot