Ishte nisur për në Ukrainë, fundoset anija e mallrave në brigjet e Turqisë: 9 të zhdukur

Një anije mallrash është fundosur në brigjet e Turqisë, e cila ishte nisur në drejtim të Ukrainës, sipas zyrtarëve turq.

Ekipet e shpëtimit po përpiqen të gjejnë nëntë anëtarë të ekuipazhit nga The Joe 2, pasi kanë gjetur pesë në ujërat pranë Kumluca, në provincën e Antalias.

Shkaku i fundosjes së anijes nuk dihet ende.

Komanda e rojes bregdetare turke dërgoi disa varka dhe dy helikopterë. Sipas informacoioneve, anija ishte nisur nga porti turk i Iskenderun.