Ka filluar seanca në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.
Një ditë pas paraqitjes së aktakuzës nga ana e prokurorëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, sot radhën e kanë avokatët mbrojtës të të akuzuarve.
Avokati mbrojtës i ish presidentit Thaçi, nisi mbrojtjen e klientit tëtij, duke shpjeguar kontekstin e ngjarjeve në vitin 1998-99.
Sipas tij, prokurorët e kanë ngatërruar në tërësi kontektin e ngjarjeve sepse ajo ata që kishin forcën në luftë e kishin policia dhe ushtria jugosllave.
Ai tha se pas ofensivës së ushtrisë serbe, në fund të vitit 1998, UÇK-ja gati ishte shpartalluar.
Avokati tha se faktete e asaj që ka ndodhur në teren duhet vendosur në kontekst kohor. Avokati filloi të japë shpjegime se kush ishte Thaçi në vitin 1998, një djalë i ri, 30 vjeç, student.
Ai tha se motivi është shumë i rëndësishëm në këtë çështjë gjyqësore. Ai tha se Thaçi nuk kishte nevojë të merrte fare pjesë në krime sepse e dinte se sa e rëndësishme ishte mbështetja e vendeve perëndimore.
“janë kryer krime, pro jo të motivuar dhe të tilla siç janë përshkruar në aktakuzë. Ai ka informuar edhe KS të OKB-së, por e kundërshton dhe rrëzon pretendimet se janë kryer krime në mënyrë të përhapur e sistematike nga ana e UÇK-së”, tha avokati.
Ai tha se dhuna ishte rezultat i veprimeve të pakontrolluara, e kishte hakmarrje e larje hesapesh, për shkak të mungesës së kontrollit të pasluftës.
“Kishte zemëratë e urrejtje nga popullata e dëbuar dhe e kthyer pas luftës. Krimete kryera nga regjimi serb, shpjegojnë dhunën e popullatës”, u shpreh avokati i Thaçit.
Avokati risolli në vëmendje një deklaratë të presdentit malazez Milo Gjukanoviq, në vitin 1999, i cili kishte thënë se ato q ë po heqin serbët, malazezët por edhe shqiptarët janë rezultate të veprimeve të të Serbisë.
Sot në Speciale fjalën e ka mbrojtja e Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit
Sot fjalën e saj do të thotë mbrojtja e të akuzuarve. Në seancën e cila do të fillojë në orën 09:00 sipas kohës lokale në Kosovë, por që sinjali i transmetimit vjen për 45 minuta me vonesë, për shkaqe sigurie, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, avokatët mbrojtës të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, në pika të shkurtra, do të paraqesin mbrojtjen e tyre kundër akuzave të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Këta të fundit, të hënën për nga ora 09:00 deri në orën 17:00, me dy pauza, paraqiten pikat e aktakuzës ndaj ish drejtuesve të UÇK-së.
Bazuar në kalendarin e Dhomave të Specializuara, seancat në rastin “Thaçi e të tjerët” do të vazhdojnë edhe me 5 prill, pastaj me 11, 12, 13 dhe 17, 18, 19 e 20 prill.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre bashkëpunëtorë të tij të kohës së luftës, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, kanë dalë më 3 prill para Gjykatës Speciale në Hagë, për t’u gjykuar për akuzat që i lidhin me krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Ata dyshohen për vrasje të serbëve, romëve dhe kundërshtarëve të tjerë në luftën e viteve 1998/99 në Kosovë.
Krimet e supozuara përfshijnë: vrasje, torturë dhe zhdukje me forcë, dhe janë kryer në disa qytete të Kosovës dhe në disa zona të veri të Shqipërisë.
Të katërtit, ish-udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë deklaruar të pafajshëm.