Florian Marku nis stërvitjet intensive, zbulon se kur planifikon të rikthehet në ring

Florian Marku ka paralajmëruar rikthimin e tij në ring. Ai shpreson që rikthimin mund ta bëj në muajin e ardhshëm.

Përmes një video të publikuar në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, boksieri shqiptar tha: “Besoj se ndeshja e radhës do të jetë në maj, ose në fund të majit”.

“Në qoftë se gjithçka shkon me sukses, dua që të kem tre ose katër ndeshje brenda këtij viti”, shtoi tutje Marku.
Marku nuk ka boksuar që prej verës së vitit të kaluar, pasi një lëndim dhe operacion në dorë e detyruan atë të mbetej jashtë.

30-vjeçari bëri të ditur se tani i është rikthyer stërvitjeve intensive dhe se ndjehet shumë mirë.

Florian Marku gjithashtu theksoi se së shpejti do të zbulojë datën e meçit të ardhshëm.

Marku në karrierën e tij në boksin profesionist numëron 12 fitore dhe një barazim barazim.

Ai meçin e fundit e zhvilloi në gusht të vitit të kaluar, ku triumfoi me vendim unanim të gjyqtarëve ndaj meksikanit, Miguel Parra Ramirez.