AC Milan e ka demoluar Napolin, duke e mposhtur me rezultat 0:4, në kuadër të javës së 28-të në Serie A.
Rafael Leao e hapi llogarinë e golave për kampionin në fuqi të Italisë në minutën e 17-të të ndeshjes.
Dyfishimi i epërsisë erdhi në minutën e 25-të kur realizoi Brahim Diaz, shkruan Gazeta Express.
Rafael Leao e shënoi golin e tretë për “Rosonerët” dhe të dytin personal në minutën e 59-të.
Në të 67-tën, Saelemaekers realizoi një gol pas një solo aksioni.
Me këtë fitore, Milan ngjitet në vendin e tretë në tabelë me 51 pikë, një më shumë se Interi e Roma që gjenden në pozitat katër, respektivisht pesë.
Ndërkohë, Napoli përkundër humbjes mbetet lider në tabelë me 71 pikë, 16 më shumë se Lazio që është në pozitën e dytë.