Paris Saint-Germain është mposhtur minimalisht 0:1 nga Lyoni në kryendeshjen e javës së 29-të në Ligue 1.
Para se të niste ndeshja, Leo Messi u vërshëllye nga tifozët e PSG-së në “Parkun e Princave”.
Lacazette pati mundësinë të kalonte Lyonin në epërsi, por dështoi të shënonte nga penalltia në minutën e 39-të të ndeshjes.
Ishte minuta e 56-të kur Barcola realizoi për t’ia dhënë tri pikët Lyonit.
Me këtë fitore, Lyoni ngjitet në vendin e nëntë në tabelë dhe shkon në kuotën e 44 pikëve.
Ndërkohë, PSG mbetet e para në tabelë me 66 pikë, gjashtë më shumë se Lens dhe Marseille që janë në pozitat përcjellëse.