Faqja zyrtare e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit në Facebook është hakuar. Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Adil Behramaj, i cili ka bërë të ditur se faqes i është ndryshuar emri, fotografia dhe karakteri.
Sipas Behramajt, rasti është adresuar në Polici.
“Po, faqja zyrtare e presidentit Thaçi, e cila ka qene pasive qe nga dita e doreheqjes se tij, me 5 nentor 2020, eshte hakuar. Asaj i eshte ndryshuar emri, fotoja dhe karakteri. Rastin tashme e kemi adresuar zyrtarisht ne Policine e Kosoves”, ka bërë të ditur Behramaj për rtv21.tv.
Dyshohet se Hashim Thaçit i është hakuar faqja e Facebook-ut
Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, dyshohet se i është hakuar faqja zyrtare në “Facebook”.
Kjo mund të vërehet nëse e kërkojmë profilin e tij në “Facebook”, ku emri nga Hashim Thaçi i ka mbetur vetëm “Hashim”.
Faqes i është ndryshuar edhe fotografia e profilit.
Ende nuk dihet nëse është pjesë e ndonjë sulmi kibernetik.
Kujtojmë se sot Prishtinë do të ketë “Marsh për Drejtësi” në përkrahje të krerëve të UÇK-së.