Historia përsëritet, Olta Gixhari la dhe do të linte çdo gjë vetëm për këtë person

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në “Big Brother Vip Albania’ janë në qendër të vëmendjes. Banorët e “BBV2′ po përfliten kudo dhe janë kthyer në protagonistët më të lakuar të përditshmërisë së shumicës prej nesh. Mbrëmjen e djeshme aktorja e njohur Olta Gixhari i ka dhënë fund rrugëtimit të saj në këtë reality show duke habitur jo veç banorët, por edhe teleshikuesit.

Ky ishte një vendim i marrë vetë nga ajo, e cila nuk mund ta duronte dot më largësine me djalin e saj, Amarin. Pas largimit të saj, ajo është shprehur se pas shumë vitesh kur djali i saj të rritet dhe t’i flasë për këtë eksperiencë do t’i thotë: “Kur ti erdhe në jetë, mamit i ndryshoi jeta totalisht. La karrierën, la Shqipërinë dhe shkoi në Spanjë për të jetuar. Edhe këtë e lashë për të, më dogji malli. Do lë çdo gjë për ty.”

E pyetur nëse është penduar se është futur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Olta u shpreh se do ta ribënte sërish ama shtoi se kjo është hera e parë dhe e fundit që largohet kaq shumë nga familja e saj.