Ish çifti i njohur i showbizit shqiptar Cozman edhe Tuna janë rikthyer sërish bashkë, por këtë herë vetëm në një këngë.
“Për mu kurrë nuk je i huj”, titullohet kënga e re, bashkëpunim ky që ishte suprizë për të gjithë.
Tuna dhe Cozman i dhanë fund lidhjes 3-vjeçare rreth pesë vite më parë. Lidhja e tyre fitoi famë fill pas bashkëpunimit të suksesshëm, “Fenix”.
Kohë pas ndarjes, Cozman u tërhoq disi nga muzika, ndërsa Tuna iu përkushtua familjes që krijoi me ish-bashkëshortin, Patris Berisha. Ata kanë bashkë dy djem, Tian dhe Zen.