Edhe pse kanë kaluar disa muaj që kur është raportuar si i zhdukur, ende nuk dihet fati i të shumëkërkuarit, Ervis Martinaj.
Këtë e ka pranuar edhe vetë kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani këtë të premte.
Ai ka deklaruar se në lidhje me çështjen e Martinajt, vijojnë hetimet dhe SPAK- e ka shpallur në kërkim.
Sipas Dumanit, ende nuk ka informacion nëse Ervis Martinaj është rrëmbyer./abcnews.al