Rusia: Nese nuk do përfshiheshin perëndimorët, lufta do të kishte përfunduar tashmë

Goditje të reja kundër Perëndimit nga ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov, i cili theksoi se “pa ta lufta në Ukrainë do të kishte përfunduar shumë kohë më parë”.

“Siç thonë vetë udhëheqësit ukrainas, nëse nuk vazhdojnë të furnizojnë Ukrainën me armë gjithnjë e më agresive, atëherë ata do ta humbin luftën. Dhe ky është një pranim karakteristik, që do të thotë vetëm një gjë: Perëndimi është pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në këtë luftë. Pa të, konflikti do të kishte përfunduar shumë kohë më parë dhe kërcënimet që nga fillimi i grushtit të shtetit në 2014 kanë qenë të varura mbi të gjithë popullsinë rusisht-folëse të vendit të quajtur Ukrainë do të ishin eliminuar”, tha Lavrov në një intervistë me agjencinë Prensa Latina.

“Regjimi nazist në Kiev u përdor nga Perëndimi jo vetëm për të shkatërruar gjithçka ruse, e cila ka ekzistuar gjithmonë në Ukrainën moderne, por edhe për të krijuar kërcënime të drejtpërdrejta për sigurinë e Federatës Ruse, duke përfshirë krijimin e bazave ushtarake dhe infrastrukturës tjetër të Aleanca e Atlantikut të Veriut”, shtoi ministri rus.

“Ne nuk mund të tolerojmë më vijën e Perëndimit, i cili ka vendosur edhe një herë të zgjedhë teorinë dhe praktikën naziste për të shpallur këtë herë një luftë hibride kundër Federatës Ruse”, shtoi Lavrov.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo