Gjigandi kinez “Alibaba” prezanton strategjinë e së ardhmes

Drejtuesit kryesorë të tregtisë elektronike kineze dhe gjigantit financiar Alibaba thanë të enjten se kompania po shkon drejt heqjes dorë nga kontrolli i disa prej njësive të saj të biznesit në një tranzicion drejt shndërrimit në një operator kapitali për të optimizuar vlerën e bizneseve të saj të përhapura.

Drejtori i “Alibaba”, Daniel Zhang përshkroi detajet e një plani të shpallur në fillim të kësaj jave për të ndarë kompaninë në gjashtë grupe kryesore si një fillim drejt listimeve të aksioneve të disa prej kompanive të saj. Ristrukturimi shënon një fazë të re në rritjen e Alibabas pas një sërë pengesash pasi rregullatorët e goditën atë dhe kompanitë e tjera të teknologjisë, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv.

Alibaba, selia e së cilës është në qytetin lindor të Hangzhou, do të jetë “në natyrën e një kompanie aksionare që është aksioneri kontrollues i kompanive të grupit të biznesit”, tha Zhang.

Drejtori i financave në këtë kompani, Toby Xu, tha se “Alibaba” do të vazhdojë të vlerësojë rëndësinë strategjike të kompanive të grupit pasi ato të bëhen publike dhe të vendosin nëse do të ruajnë ose jo kontrollin. Ai nuk pranoi të tregojë se kur mund të dalin publikisht.