Ditën e djeshme, në Champions League për femra, janë përcaktuar dy ekipet e para gjysmëfinaliste.
Barcelona u ndesh në shtëpi ndaj Romës, ndeshje të cilën spanjollet e fituan me rezultatin e thellë 5-1. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 3-0, ku shënuese ishin Rolfo me dy gola dhe Mapi Leon. Në pjesën e dytë, Barcelona shënoi edhe dy gola të tjerë me anë të Oshoala dhe Guijarro. Golin e vetëm nga ekipi italian e shënoi Seturini.
Sfida tjetër e ditës së djeshme ishte ajo mes Arsenalit dhe Bayern Munich, ku anglezet e fituan me rezultatin 2-0. Të dyja golat u shënuan që në pjesën e parë, përkatësisht në minutën e 20-të nga Leonhardsen Maanum dhe në minutën e 26-të nga Blackstenius.
Sot do të luhen dy sfidat e fundit të çerekfinaleve dhe do të kuptohet më mirë se cilët klube do të marrin biletën për në katër më të mirat.
Ëolfsburg do të ndeshet në shtëpi përballë PSG-së në orën 18:45, ndërsa Chelsea do të presë Lyon në orën 21:00.
Gjysmë finalet do të luhen më datën 22 prill dhe 29 prill ato të kthimit, ndërsa finalja e madhe më 3 qershor në orën 18:00.