“Çmendet” Bekim Balaj, 10 mijë euro për Luizin e Big Brother, kjo është arsyeja

Artisti i mirënjohur shqiptar, Luiz Ejlli, i njohur dikur për këngët e tij, u tërhoq nga bota e shoëbizz por tani është rikthyer me rekorde shikueshmërie. Banor i Big Brother VIP Albania, ai ka bërë për vete një popull të tërë që çmenden pas tij.

Jo vetëm populli i thjeshtë por edhe personazhet më të njohur shqiptar janë “vënë pas tij” sidomos futbollistët shkodran të Vllaznisë.

Stilistja që kujdeset për veshjet e Luizit në Big Brother, Miranda Dupi, u pyet nga gazetari Andi Vrapi në MCN TV, nëse është e vërtetë që Bekim Balaj ka paguar 10 mijë euro për rrobat e Luizit.

Përgjigjja e stilistes as nuk konfirmoi as nuk mohoi por ajo u shpreh se nuk merrej me shifrat por thjeshtë me veshjet.