Në të gjithë Francën po zhvillohen demonstrata kundër planeve të presidentit francez Emmanuel Macron për të rritur moshën e daljes në pension me dy vjet, nga 62 në 64. Disa protestues janë përleshur me policinë në Nante, në Francën perëndimore. Një barrikadë është ngritur në një vendkalim tramvaji dhe demonstruesit kanë bllokuar gjithashtu rrugët hyrëse në qytet. Ka pasur gjithashtu bllokime të trafikut që shtrihen disa kilometra në qytetin veriperëndimor të Rennes, ku demonstruesit bllokuan unazën dhe një makinë u dogj. Policia ka përdorur gaz lotsjellës kundër një grupi personash të maskuar. Përleshje janë raportuar në qytetin perëndimor të Rouen. /Alsat.mk
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Gashi uron besimtarët për muajin e Ramazanit: Qoftë ky muaj një thirrje për mirësi, solidaritet dhe falje
- “Bordi i Paqes nuk zëvendëson OKB-në”, Spiropali: Në këtë fazë s’kemi detyrime financiare
- Qoku: E mundëm BDI-në, tashmë s’kemi kundërshtar
- Thaçi: Rusia dhe Serbia donin ta vrisnin Dick Martyn që të na fajësonin neve
- Taravari uron Muajin e Ramazanit: Agjërim të lehtë e sidomos të pranuar!
- Rritja e pagave për punëtorët në shëndetësi, Klekovski: Do të kryhen analiza financiare
- Walker: Zëvendësi im francez u bë ambasador në Serbi, koordinohej me Beogradin
- Mucunski nga Tirana: Mbetemi polotësisht të dedikuar në realizimin e Korridorit 8
- Jakup Krasniqi: Ky është viti i 16-të që po kaloj në burg nga 75 vitet e jetës sime
- Nuk ka mjeshtër në vend, diplomat nuk ndërtojnë shtëpi dhe nuk bëjnë burek