Pas Trump, ‘arrestohet’ edhe Putin: Fotot bëjnë xhiron e rrjetit


Deri ku mund të shkojë Inteligjenca Artificiale? Nga ajo që po qarkullon në internet, duket se teknologjia më e fundit kompjuterike di të shkojë përtej çdo imagjinate, duke realizuar edhe ekzekutimin e urdhrit të arrestit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale kundër presidentit të Federatës Ruse, Vladimir Putin, i akuzuar nga Haga për deportimin e paligjshëm të fëmijëve nga zonat e pushtuara të Ukrainës në Rusi.

Kështu pas pamjeve të arrestimit të rremë të ish-presidentit amerikan Donald Trump, fotot e arrestimit të Putinit janë bërë virale kudo.

Fotoja e parë e arrestimit të Vladimir Putin u publikua përmes Twitter nga gazetarja ukrainase Margo Gontar.