Përplasja me drejtuesit e klubit, Tottenham merr vendimin përfundimtar për Conte-n

“Mund të njoftojmë se trajneri Antonio Conte është larguar nga klubi me marrëveshje të përbashkët. Ne arritëm kualifikimin në Champions League në sezonin e parë të Antonios në klub. Falenderojmë Antonion për kontributin e tij dhe i urojmë suksese në të ardhmen.

Cristian Stellini do të marrë drejtimin e skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit, së bashku me Ryan Mason si ndihmës trajner”, shkruan klubi lodinez.

Daniel Levy, presidenti i Tottenham: “Na kanë mbetur edhe 10 ndeshje në Premier League dhe kemi një luftë në duart tona për një vend në Champions League. Të gjithë duhet të bashkohemi. Të gjithë duhet të ecim përpara për të siguruar përfundimin më të lartë të mundshëm për klubin tonë dhe tifozët e mahnitshëm dhe besnikë”.