Oliver Kahn tregon arsyen se përse u shkarkua Nagelsman

Bajern Mynih ka zyrtarizuar gjatë pasdites së sotme shkarkimin e Julian Nagelsman nga drejtimi i bavarezëve. Në njoftimin e klubit shkruhej se vendimi ishte marra nga Shefi Ekzekutiv Oliver Kahn dhe anëtari i bordit, Hasan Salihamixhiç, në konsultim me presidentin e bavarezëve, Herbert Hainer.

“Kur nënshkruam me Julian Nagelsman në verën e vitit 2021, ishim të bindur se do të punonim me të në një bazë afatgjatë – dhe ky ishte qëllimi i të gjithë neve deri në fund. Julian ndan aspiratën tonë për të luajtur futboll të suksesshëm dhe tërheqës. Por tani kemi arritur në përfundimin se cilësia në skuadrën tonë – pavarësisht titullit të Bundesligës vitin e kaluar – ka dalë gjithnjë e më rrallë në plan të parë. Pas Kupës së Botës kemi luajtur më pak me sukses dhe në mënyrë më pak tërheqëse.

Luhatjet e mëdha të performancës kanë vënë në dyshim synimet tona për këtë sezon, por edhe synimet tona për të ardhmen. Kjo është arsyeja pse ne kemi vepruar tani. Personalisht dhe në emër të FC Bajern, do të doja të falënderoja Julian dhe ekipin e tij të trajnerëve dhe t’u uroj të gjithëve fat të mirë për të ardhmen”, ishin fjalët e Kahn për shkarkimin.

Klubi bëri të ditur se emëronte Tomas Tuhel në drejtim, me teknikun e ri i cili kishte nënshkruar deri në 30 qershor të vitit 2025.