Aktorja e njohur amerikane Gwyneth Paltrow ka mohuar në gjykatë se ajo ka shkaktuar një përplasje me ski në vitin 2016 në Utah, për të cilën personi që e paditi thotë se e ka lënë atë me lëndime që i kanë ndryshuar jetën, shkruan BBC.
Gwyneth Paltrow u paraqit në gjykatën në Utah të martën në mëngjes për t’u përballur me një padi të vendosur nga një optometrist në pension, i cili tha se aktorja e kishte përplasur në vitin 2016 teksa bën ski.
Terry Sanderson, 76 vjeç, tha se Paltrow e përplasu, e më pas aktorja e la në tokë, pa u kujdesur për shëndetin e tij. Terry Sanderson ishte një person me energji të madhe, por u përkeqësua papritur pas përplasjes, dëshmoi Dr Wendell Gibby në gjykatë në Utah.
Sipas tyre, aktroja e la të shtrirë në tokë pa e ndihmuar, pikërisht për këtë arsye ata kërkojnë 300,000 dollarë dëmshpërblim, duke pretenduar se aksidenti në Park City, Utah, ishte rezultat i neglizhencës. Park City është një qytet turistik malor që pret festivalin e filmit Sundance çdo vit.
Të dy Paltrow dhe Sanderson pretendojnë se nuk kishin faj. I moshuari fillimisht paditi aktoren për 3.1 milion dollarë, por në fund e ndryshoi kërkesën me 300,000 dollarë dëmshpërblim.
Paltrow, e njohur për rolet në filmat Shakespeare in Love dhe Marvel’s Iron Man u kundërpërgjigj, duke kërkuar si dëmshpërblim tarifën e avokatit dhe 1 milion dollarë.
Kundërpadia e Paltrow pretendon se Sanderson ishte në fakt fajtor për përplasjen. Madje shtoi se ai ekzagjeroi të gjithë situatën dhe se dëshironte thjesht të shfrytëzonte famën dhe pasurinë e saj.
Themeluesja e markës Goop gjithashtu mohoi që fëmijët e saj e kishin shpërqendruar teksa ajo po bëntë ski në resortin luksoz Park City.
Avokatët e Paltrow argumentojnë se Sanderson është fajtori për aksidentin dhe se ai kishte disa probleme mjekësore përpara përplasjes, duke përfshirë humbjen e shikimit dhe dëgjimit nga një goditje në tru; një çrregullim i trurit që shkaktoi grumbullim të tepërt të lëngjeve; dhe depresion.
Seanca e gjyqit u mbyll pa asnjë vendim dhe do të vazhdojë të hënën.