Lukaku shkëlqen në fitoren e Belgjikës ndaj Suedisë

Belgjika e nisur me fitore ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, që do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.

Belgët e udhëhequr nga trajneri i ri i tyre, Domenico Tedesco, triumfuan sonte në udhëtim kundër Suedisë.

Ndeshja e zhvilluar në “Friends Arena” përfundoi me rezultatin 0:3.

Romelu Lukaku shkëlqeu duke realizuar het-trik. Sulmuesi i Interit shënoi në 35’, 49’ dhe 83’.
Për të dy kombëtaret ishte kjo ndeshja e parë në Grupin F.

Belgjika me tri pikë renditet e dyta, aq sa ka edhe Austria si lidere.

Suedia momentalisht ndodhet në pozitën e fundit (5).

Suedia pas tri ditësh do të jetë nikoqire e Azerbajxhanit, kurse Belgjika e pret Austrinë.