Rusia ndalon telefonat iPhone për disa zyrtarë

Rusia ndalon telefonat iPhone për disa zyrtarë

Në mars të vitit të kaluar, Apple ndaloi shitjen e iPhone në Rusi, si pasojë e pushtimit të Ukrainës.

Tani, qeveria ruse u ka thënë punonjësve të saj që të largojnë telefonat iPhone deri në prill, duke përmendur rreziqet e hakimit.

Sergei Kiriyenko, zëvendës shefi i parë i shtabit të Rusisë, mbajti një takim në mars në lidhje me zgjedhjet presidenciale të 2024.

Në këtë takim, zyrtari njoftoi se iPhone po ndaloheshin dhe se të gjithë punonjësit e qeverisë ruse do të duhej të hiqnin qafe iPhone e tyre deri më 1 Prill ose t’ua jepnin fëmijëve.

Pse Rusia dëshiron që iPhone të zhduken?

Kremlini beson se iPhone i Apple paraqet rrezik sigurie dhe janë “më të ndjeshëm ndaj hakimit nga ekspertët perëndimorë në krahasim me telefonat inteligjentë të tjerë”.

Autoritetet ruse u thanë zyrtarëve se në vend të iPhone-ve, ata mund të përdorin pajisje me Android, çdo sistem operativ kinez ose Aurora OS të Rusisë.

Disa punonjës që kanë përdorur iPhone mund të marrin pajisje falas nga qeveria.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo