Anglia i nis me fitore të madhe kualifikimet për Evropian, triumfon ndaj Italisë

Anglia i ka nisur me fitore tejet të rëndësishme kualifikimet për Kampionatin Evropian të vitit 2024.

“Tre Luanët” triumfuan 1:2 në udhëtim ndaj Italisë, në duelin që u zhvillua në stadiumin “Diego Armando Maradona” në Napoli.

Declan Rice kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 13-të të ndeshjes.
Harry Kane e dyfishoi epërsinë në minutën e 44-të pasi e shndërroi në gol penalltinë.

Me këtë gol, Kane u bë golashënuesi më i mirë në histori të Anglisë me 54 gola, duke e kaluar Ëayne Rooneyn.

Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë për italianët që shënuan herët.

Retegui arriti të ngushtonte epërsinë për Italinë në minutën e 56-të të takimit.

Në të 80-tën, Luke Shaw mori kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga ndeshja.

Deri në fund, Italia tentoi të shënonte golin e barazimit, por anglezët u treguan të vëmendshëm në fazën e mbrojtjes.

Kësisoj, Anglia tani ka tri pikë, kurse Italia aktualisht është pa pikë.