Ç’po ndodh me llogarinë e Luizit në Instagram, flet kunati: Të drejtat për menaxhimin e faqes dhe emrit i kanë kaluar…
Llogaria e Luizit në Instagram është bërë një tematikë mjaft e përfolur këto ditë dhe së fundmi, familjarët e tij kanë shpjeguar se ç’ka ndodhur me llogarinë që numëronte rreth 636K ndjekës.
Në një Instastory të publikuar nga kunati i Luizit, Sokol Tahiri, ai shprehet:
“Të nderuar fansa të Luizit! Duke ju përgjigjur interesimit të madh nga ana juaj, po ju informoj se nga faqja zyrtare e Luizit, që menaxhohej nga shoqja dhe motra e tij, janë bllokuar fotografitë dhe informacionet e tjera që kanë të bëjnë me veprimtarinë e Luizit në “Big Brother”, pasi në një komunikim me produksionin e këtij show, na është njoftuar se të drejtat në lidhje me emrin dhe administrimin, i kanë kaluar Top Channel”.
Ai shtoi se nuk i është dorëzuar asnjë dokument për këtë ndryshim:
“(Se) në çfarë forme dhe akti juridik është kryer kjo, mua nuk më është komunikuar ndonjë dokument. Megjithatë, në gjithë këtë histori, e rëndësishme është që ne të mbështesim Luizin dhe të shijojmë lojën e tij. Pastaj, kur të përfundojë loja, do të sqarohen roli dhe qëllimi i secilës palë”.
Sokoli shprehu edhe falenderimet kundrejt fansave të Luizit.
Kjo llogari ka pësuar një sërë ndryshimesh, duke nisur që nga emri, që nuk është më Luiz Ejlli, por @ina.ejlli, emri i motrës së konkurrentit. Aktualisht, në Instagram nuk ka asnjë postim.