Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, thotë se ndjen keqardhje për ndryshimin e pozicionit të kryeministrit, Albin Kurti.
“Për pozicionin ndryshues të Kurtit unë ndjej sinqerisht keqardhje, çfarë fati i trishtueshëm politik”, u shpreh Abdixhiku.
Abdixhiku, në seancën raportuese të Kurtit për marrëveshjen në Ohër, thotë se fjalët e deputetëve në Kuvend kanë humbur peshë pasi nuk merren parasysh nga kryeministri, njofton Klankosova.tv.
“Raportimet e kurtit në kuvend kanë humbur esencën pasi ose bëhen kur ka përfunduar gjithçka ose partitë politike dhe deputetët mbesin në terr informativ ose edhe më rëndë humbasin peshën e fjalëve pasi çdo gjë që thuhet këtu zhbëhet në një takim të radhës në Bruksel, ose në një paraqitje televizive”.
“Ndër tjerash, të gjashtë kushtet e kryeministrit Kurti për themelimin e Asociacionit të bëra publike në seancën e 2 shkurtit, u zhbën në marrëveshjen e 27 shkurtit dhe përfundimisht në aneks marrëveshjen e Ohrit. Ato nuk ishin as pjesë tekstuale në aneksin e marrëveshjes”.
“Mbi këtë proces dialogues që kërkonte njohje de-jure, marrëveshje finale, kompensim dëmesh e rishikim të marrëveshjeve të kaluara – kanë humbur” tha Abdixhiku.